Gastronomët kërkojnë zgjatje të orarit për festa, u përgjigjet zemaj

23:56 | 21 Dhjetor 2020

Gastronomet e Hotelierët i kanë kërkuar ministrit Zemaj zgjatjen e orarit për festa.

Është koha që e presin gjatë tërë vitit.

Madje edhe me ardhjen e mërgimtarëve, kafenetë e kryeqytetit, nuk janë të mbushura si në vitet e kaluara.

E orari i punës, iu përfundon në orën 19:00, kur edhe fillon ora policore.

Për këtë, nga Shoqata e Gastronomeve, po kërkojnë që ky orar, të zgjatët më rastin e festave të fundvitit.

Sipas Vranicës, kjo është periudha të cilën gastronomet e presin gjatë gjithë vitit.

E kërkesa të njëjta më ta, kanë edhe në Odën e Hotelerisë së Kosovës.

Sogojeva madje thotë, që masat aktuale anti covid, vetëm sa po shërbejnë në grumbullimin e qytetarëve para orës 19:00.

E për këtë temë të hënën foli edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një konference për media, ky siguroi se nuk do të ketë mbyllje totale.

Por, nuk dha detaje nëse do të ketë masa të reja në fundvit.

Komento: