Gastronomët nuk ndalen, paralajmërojnë protesta tjera

23:47 | 24 Tetor 2021

Kosova vazhdon të ketë masa kufizuese anti-covid.

Gastronomët e Kosovës janë deklaruar pas protestës me bori rrugëve të Prishtinës, si shenjë revolte ndaj masave kundër COVID-19

Përmes një postimi në Facebook, ata thonë se ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës teksa nesër do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme,

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë!Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky Vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët”,u tha nga Shoqata e Gastronomëve.

Poashtu u theksua se nesër vazhdojnë me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 14:00 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet e ardhshme.

Gastronomët prej kohësh kanë kundërshtuar masat antiCOVID, edhe pse tashmë Qeveria e Kosovës ka lejuar që lokalet të jenë hapur deri në ora 23:00, por vetëm muzika të ndalojë pas orës 21:30.

Siç duket këta të fundit vazhdojnë me pamjaftueshmëri, pavarësisht se COVID-19 është ende në mesin tonë.

Komento: