Paralajmërojnë gastronomët: Asgjë s’ka ndodhur çka pritet të ndodhë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur masa që nga 7 prilli deri më 18 në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në vend, gjë që u prit me shumë kritika nga ana e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka folur rreth efektit negativ që pandemia COVID-19 i ka sjell bizneseve kosovare, më konkretisht sektorit të gastronomisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kllokoqi ka thënë se së bashku me kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimin me institucionet, me shpresën se edhe 4 ditë do të dalin nga kjo krizë.
“Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën! Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N”, ka shkruar Kllokoqi.
Shkrimi i plotë i Kllokoqit:
Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!
Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N
Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.
Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.
Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.
Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!.
Kujtojmë, që nga data 7 deri në 18 prill, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre. Këto biznese do të lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.
Sipas këtij vendimi, po ashtu do t’u ndalohet veprimtaria qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.