Gastronomia drejt stabilizimit, mbi 20 mijë ahengje të mbajtura për dy muaj

23:15 | 21 Gusht 2022

Këtë vit janë organizuar shumë dasma dhe ahengje të ndryshme.

Këtë pamje patën qindra salla të dasmave për dy muaj. Pas dy vite gjatë së cilave e patën punën e kufizuar këtë sezon verorë duket që iu kthyen normalitetit.

Janë rreth 20 mijë ahengje familjare që u mbajtën për dy muaj në vend. Kështu pohon Visar Demolli nga Oda e Hotelerive të Kosovës.

Demolli foli edhe për përfitimet ekonomike që ky sektor pati. Që kjo sezon ka qenë më përfituese se dy vitet paraprake e pohon edhe këngëtari Labinot Rexha.

Rexha ka edhe një thirrje për kolegët. Sektori i gastronomisë për dy vite punuan të kufizuar për shkak të gjendjes me covid-19 në vend.

Komento: