Gati gjithçka për ceremoninë shtetërore të ushtrisë së Kosovës

15:55 | 14 December 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash e kanë votuar pakon e ligjeve që mundëson transformimin e Kosovës në ushtri.

Pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku u votuan tri projektligjet që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, organizohet pritje shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërkaq tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ceremoni.

Komento: