Rukiqi thotë se 41% e ndërmarrjeve thonë se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka prezantuar hulumtimet rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Sipas këtij hulumtimi, Rukiqi ka thënë se 41 për qind e ndërmarrjeve të Kosovës konsiderojnë se në rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi do të rriten eksportet.
“Në pyetjen se sa ka ndikuar Serbia në zhvillimin e bizneseve kosovare, 75 për qind e bizneseve thonë se ka pas ndikim negativ, pra është një shoqëri dërmuese që besojnë se komplet këtë periudhën kur Kosova ka pas mundësi për një zhvillim shumë më të shpejt ekonomik”.
“Serbia ka pas ndikim negativ për shumë arsye dhe ajo më kryesorja është kufizimi i eksportit, humbja e tregjeve, konkurrenca e padrejtë e shumë të tjera”, ka thënë Rukiqi.
“Në pyetjen që lidhet me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe në atë se a do të ndikojë që Kosova të jetë në një performancë më të mirë në zhvillimet e bizneseve nga rajoni”.
“41 për qind konsiderojnë se po ndërsa, 33 për qind ndoshta, ndërsa vetëm 16 për qind nuk konsiderojnë se do të ketë ndikim nga kjo marrëveshje”.