Gati gjysma e të punësuarve në Kosovë, kërkojnë një punë të re jashtë vendi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gati gjysma e të punësuarve në Kosovë, kërkojnë një punë të re jashtë vendi

12:35 | 18 Nëntor 2022

48 për qind e të punësuarve në Kosovë, kërkojnë një punë të re jashtë vendi.

Pakënaqësia e të rinjve në Kosovë, po shprehet edhe në statistikat e një sondazhi të fundit.

Kompania EPPC, e cila merret me zhvillim të Burimeve Njerëzore, gjatë matjes së opinionit publik gjatë muajve shtator-tetor, ka hasur në pakënaqësi të lartë tek të rinjtë.

Dalina Gjiçali, Drejtoreshë Menaxhuese dhe Partnere ne EPPC Albania, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë 48 për qind e banorëve të Kosovës, ka mundësi që të kërkojnë punë të re në një shtet tjetër gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Kurse, 55 për qind e të punësuarve, kanë tendencë të kërkojnë një punë tjetër brenda Kosovës. Arsyeja kryesore për një punë të re, sipas Gjiçalit, është paga dhe mundësia për karrierë.

Gjiçali, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se është kambanë e lartë për institucionet, fakti që në sondazh 42 për qind e gjeneratës mes 18-29 vjeçare janë të pakënaqur në punë.

Shifër të njëjtë të pakënaqësisë në vendin e punës e kanë edhe mosha mes 30-39 vjeçare.

Komento: