Mauro Icardi pritet të largohet nga PSG.
Atletico Madridi raportohet se e ka shtuar interesimin për të huazuarin e Interit në Paris Saint-Germain, Mauro Icardin, pasi që trajneri Diego Simeone po kërkon për një zëvendësues të Diego Costas në Ëanda Metropolitano.
Mauro Icardi, i cili për momentin është i huazuar në Paris Saint-Germain, raportohet se do të largohet nga kryeqyteti francez pas një sezoni në Parc des Princes, përderisa është bërë cak i interesimit nga shumë klube të mëdha të Evropës, transmeton express.
E përditshmja italiane, Tuttosport, shkruan se Simeone tashmë ka qenë në kontakt me agjenten dhe bashkëshorten e Icardit, Ëanda Naran, për mundësinë e transferimit të 27-vjecarit gjatë afatit kalimtar të verës.
Simeone ka qenë duke kërkuar për një zëvendësues për Diego Costan në Madrid dhe gazeta italiane pretendon se strategu i Atleticos e ka synim pikërisht ish-kapitenin e zikaltërve, të cilin më nuk e do Interi në skuadër.
Atletico Madridi kishte qenë afër transferimit të bashkëlojtarit aktual të Icardit, Edinson Cavanit, gjatë afatit kalimtar të janarit dhe sulmuesi uruguaian mund të jetë opsion për ta edhe këtë verë.
Megjithatë, gazeta italiane pretendon se Simeone do ta preferonte Icardin para Cavanit, pasi që argjentinasi i ka shënuar 20 gola në 31 ndeshjet e tij për parisienët këtë sezon, përderisa Cavani s’ka luajtur shpeshherë në ndeshje, shkaku edhe i një lëndimi.