Gati marrëveshja, Kean po transferohet në Premerligë

09:59 | 28 Korrik 2019

Moise Kean mund të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ gjatë kësaj vere.

Sulmuesi i ri që bëri senzacion edicionin e kaluar me Juventusin, ende nuk e ka të qartë të ardhmën e tij.

Janë Everton, Arsenal, Borussia Dortmund, Fiorentina dhe Ajax që kanë shprehur interes për transferimin e sulmuesit.

Mediat në Angli raportojnë se Everton i prinë gares për transferimin e Keanin, dhe marrëveshja duke se është afër, përcjell ORAinfo.

Juventus duan të kenë një klauzolë riblerjeje të futur në një marrëveshje të mundshme, pasi kjo është diçka që Everton po përpiqet të shmangë.

Kean mund të jetë në dispozicion për rreth 30-35 milionë euro, por Everton preferon të paguajë më shumë në një përpjekje që të mos ketë klauzola riblerjeje të vendosura në kontratë nga Juventus.

Tani Juventus e ka fjalën e fundit për sulmuesin e njohur. /ORAinfo/

Komento: