Gati rikthimi në Serie A, Rudiger transferohet te gjiganti italian me kosto zero

22:06 | 20 Shkurt 2026

Antonio Rudiger rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi i Reali, Antonio Rudiger do të largohet nga Santiago Bernabeu verën ardhshme, pasiqë Los Blancos nuk do t’i ofrojnë kontratë të re.

Sipas Calciomercato, Rudiger pritet të rikthehet në Serie A, pasiqë për shërbimet e tij ka shfaqur interesim gjiganti italian.

Calciomercato, raporton se Juventus synon transferimin e Antonio Rudiger në merkaton e verës me parametra zero.

Biankonerët po përballen me probleme në repartin e mbrojtjes dhe e kanë piketuar 32-vjeçarin si një përforcim ideal.

Spalletti dhe Rudiger kanë bashkëpunuar sëbashku te Roma për dy sezone nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Trajneri italian do të angazhohet personalisht për ta bindur Rudiger që ti bashkohet te Juventusi.

Komento: