Gattuso befason pas barazimit me Barcelonën: Ata gjithë natën mund të mos shënonin

08:33 | 26 Shkurt 2020

Gattuso thotë se Barca mund të luante gjithë natën dhe të mos shënonte, por pranuam gol nga një gabim i vetëm.

Gennaro Gattuso ka thënë se Barcelona nuk do të mund t’i shënonte Napolit edhe nëse luanin gjithë natën, nëse nuk do të ndodhte gabimi defensiv që ia shkaktoi pranimin e një goli nga skuadra italiane.

Në ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, Dries Mertens e zhbllokoi rezultatin, ndërsa më vonë Antoine Griezmann e barazoi rezultatin.

Kjo ishte goditja e vetme që Blaugranët e bënë në kuadratin e portës gjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar në Stadio San Paolo, derisa Marc-Andre Ter Stegen u detyrua të intervenonte në disa raste.

“Kemi mundur t’i shfrytëzimin më mirë disa kundërsulme, por skuadra e bëri atë që duhej ta bënte. U lejuam shumë pak raste”.

“Nëse je në pozitën e duhur, Barcelona mund të bëjë presion sa të dojë dhe nuk mund të bëjë asgjë… Mendoj se nuk mund të na lëndonin sonte, nuk kishin goditje drejt portës”.

“Mund të luanin gjithë natën dhe të mos shënonin, por pranuam gol nga një gabim i vetëm”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia.

Komento: