Edhe Gattuso drejt Arabisë Saudite, disa skuadra e kërkojnë trajnerin italian.
Edhe pse e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një skuadër të Serie A, Gennaro Gattuso pritet të nisë një tjetër aventurë jashtë Italisë.
Të katërtën pas atyre në Zvicër (Sion), Greqi (OFI Creta) dhe Spanjë (Valencia). E ardhmja e ish-mesfushorit dhe ish-trajnerit të Milanit, është Arabia Saudite.
Agjenti i trajnerit kalabrez,i mirënjohuri Jorge Mendes po bisedon me disa klube të ndryshme. Dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi i transferimit të Gattusos në Arabinë Saudite.
Atje ku e pret një kontratë faraonike. 45-vjeçari qëndron pushim prej fundit të muajit janar, kur i dha fund eksperiencës në La Liga me Valencian.
Gattuso do të jetë trajneri i dytë italian që punon në Arabinë Saudite. Pas Paolo Tramezzanit, ndihmësit historik të De Biasit në stolin e kombëtares shqiptare.
I cili drejtoi Al Faisaly në periudhën korrik 2021-tetor 2021.