
Milan verën e kaluar nuk arriti të zë pozitën e katër në Serie A, vend i cili do t’i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Kjo bëri që pronarët e Milan të bëjnë ndryshime të mëdha në strukturën drejtuese të ekipit, duke filluar nga trajneri dhe drejtorët sportiv e teknik, përcjell ORAinfo.
Milan pas dy vitesh mori vendim që ta shkarkonte nga posti i trajnerit ish-legjendën e këtij klubi, Gennaro Gattuson.
Në vend të tij, Milan emëroi trajnerin italian, Marko Giampaolo.
Tani kur janë zhvilluar disa ndeshje nën drejtimin e tij, po vërehet një dallim midis menaxhimit të gattusos dhe Giampaolos.
Në pankinë, Rino ishte më i pushuar, instinktiv, pasionant, ndërsa Marco konsiderohet shumë më reflektues.
Cila metodë është më e mira. Mbetet të shihet se cili do të jetë me progresiv për klubin milanez. /ORAinfo/