Gattuso ‘godet’ Milanin, ja rrëmben lojtarin e njohur

12:24 | 18 Dhjetor 2019

Gennaro Gattuso javën e kaluar ka marrë drejtimin e Napolit.

Ai tani është në kërkim që të kthej ekipin drejt fitoreve. Gattuso ka nis të mendoj edhe për prurjet e reja në janar, përcjell ORAinfo.

Duket se Gattuso e ka ndërmend të ‘peshkoj’ fillimisht në ish-ekipin e tij, Milan.

Njëri nga emrat që pritet të transferohet në Napoli në janar është mbrojtësi i Milanit, Rodriguez.

Sipas raportimeve që shkruajnë mediat italiane, zvicerani është duke u kërkuar me ngulm nga ish-trajneri i tij, tanimë trajneri i skuadrës së Napolit, Gennaro Gattuso.

Kujtojmë që Rodriguez ishte një ndër lojtarët më të pëlqyer të tij në Milan, ndërsa Gattuso nuk e nisi mirë aventurën e tij të re tek Napoli, pasi pësoi humbje qysh në ndeshjen e parë ndaj Parmës në minutat e fundit të ndeshjes. /ORAinfo/

Komento: