Menaxheri i Milanit, Rino Gattuso ka zbuluar se ai e dinte se ylli i Romës, Nicolo Zaniolo do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Përpara ndeshjes së rossonerëve kundër Romës, Gattuso po bisedonte me shtypin përpara lojës dhe pranoi se i pëlqen
Zaniolo, i cili me të vërtetë ka impresionuar këtë sezon përcjell ORAinfo.
“Admirim i madh për të, ai është duke bërë gjëra të pabesueshme. E kam ndjekur atë në pranverë, kur ai ishte në Nerazzurri dhe e dija se sa i mirë ishte ai.
“Ai është duke provuar cilësinë e tij dhe ai është me fat për futbollin italian, është një nga talentet më të rëndësishme për Italinë”, ka thënë Gattuso./ORAinfo/