Kapiteni i Milanit nuk do të largohet nga San Siro.
Në prag të përplasjes me Sassuolo, Gennaro Gattuso foli për kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, i cili ka qenë i lidhur me tranferim në disa klube së fundi përcjell ORAinfo.
“Ai rinovoi kontratën 8 muaj më parë, ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është kapiteni i Milanit, për mua ai ende ka një hapësirë të madhe për përmirësim, Romagnoli është i lumtur në Milano dhe jam i sigurtë se do të vazhdojë këtu”, ka thënë Gattuso./ORAinfo/