Gattuso jep lajmin e madh për rossonerët

21:57 | 07 Dhjetor 2018

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka bërë një javë të vështirë sepse është dashur për t’u përballur me lëndimet e shumë futbollistëve siç janë Mattia Caldara, Alessio Romagnoli dhe Mateo Musacchio, tre mbrojtësit e parë të Rossonerëve përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, gjërat duken të jenë në anën e Milanos, pasi që vetë Gattuso është duke pritur që Romagnoli të kthehet në kohë e duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen midis Milanit dhe Fiorentinës më 22 dhjetor.

Rimëkëmbja e Musacchio pritet të marrë disa ditë më gjatë, por gjërat duken të jenë në rritje për Milanin./ORAinfo/

Komento: