Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pohon se ka ardhur koha për diçka për të ndryshuar me Suso dhe tregon poashtu se Andre Silva mund të ketë një të ardhme në klub.
Milani do të takohet me Parmën në Serie A, por zbulon se Suso duhet të bëjë diçka që të ndryshojë. Gattuso tregon se Silva mund të kthehet në Milan përcjell ORAinfo.
“Suso jep një kontribut të madh, por është koha për të ndryshuar diçka me të, përndryshe kundërshtarët tanë do ta kuptojnë atë dhe do të marrin masat e duhura”.
“Andre Silva vendosi që duhet të largohet për të kërkuar më shumë kohë duke luajtur.
“Unë gjithmonë kam menduar se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh moshën dhe karakteristikat e tij”, ka thënë Gattuso./ORAinfo/