Gattuso jep një lajm të papritur

17:43 | 21 Dhjetor 2018

Gennaro Gattuso, ka hedhur poshtë thashethemet se Gonzalo Higuain mund të transferohet te Chelsea, duke këmbëngulur se problemet e AC Milan nuk kanë ndikuar që sulmuesi ta merr një vendim të tillë.

Bosi i Rossonerëve tha: “Ne jemi duke e mbajtur Higuain dhe në vitet e fundit të tij në futboll, unë nuk besoj që Chelsea do të blejë lojtarë të moshës 30 apo 31 vjeç”, ka thënë Gattuso.

Ditët në vazhdim do të jenë treguesit më të mirë se çfarë do të ndodh me fatin e sulmuesit argjentinas./ORAinfo/

Komento: