Gattuso ka arsye për të festuar, ylli i madh rikthehet nga lëndimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso ka arsye për të festuar, ylli i madh rikthehet nga lëndimi

11:19 | 18 Prill 2019

Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Parman në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Ylli brazilian, Lucas Paqueta ka arritur të shërohet plotësisht nga lëndimi.

Ai për një afat rekord ka arritur të rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës, shkruan La Gazzetta Dello Sport, përcjell ORAinfo.

Paqueta javë me parë dhe raportet e para ishin se ai mund të mungojë goxha gjatë.

Por lojtari brazilian ka arritur të rikthehet shpejt.

Dje, ai mori pjesë në stërvitje me grupin, kështu që ai mund të konsiderohet i disponueshëm për ndeshjen kundër Parmas të shtunën duke filluar nga ora 12:30. /ORAinfo/

Komento: