Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Valencias.
Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për shkëputjen e kontratës me trajnerin italian.
Valencia bëri të ditur se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Gjithashtu u bë e ditur se skuadra në vazhdim do të udhëhiqet nga Voro Gonzalez, derisa të vendoset për trajnerin e ri.
Gattuso e mori drejtimin e Valencias në fillim të këtij sezoni, por nuk ia doli të regjistronte rezultate pozitive.
45-vjeçari e drejtoi skuadrën në 22 ndeshje në total në të gjitha garat, teksa regjistroi shtatë fitore, pesë barazime dhe dhjetë humbje.
Në La Liga, Valencia renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.