Gattuso me deklarata të papritur para ndeshjes me Fiorentinën

15:48 | 21 December 2018

Milan të shtunë do të luaj kundër Fiorentinës në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja për të ruajtur vendin që të çon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Gennaro Gattuso në prag të takimit ka komentuar disa çështje.

“Klubi më ka kërkuar që të kualifikohemi në Champions, është e vështirë, por do të përpiqemi. Jemi në vendin e katërt, por duket sikur jemi në vendin e tetë dhe ndjejmë përgjegjësi. Është privilegj për mua të drejtoj Milanin”, u shpreh fillimisht tekniku.

Më pas ai komentoi edhe zërat e merkatos, që e çojnë Higuainin në Londër te Chelsea.

“Nuk kam asnjë dyshim për Higuainin, vetëm duhet t’i vendos lojtarët në kushte që të japin maksimumin. Problem nuk është vetëm Higuain, por edhe Suso. E gjithë skuadra po luan ‘me frena dore’. Për sa i përket zërave të shkëmbimit Higuain-Morata, nuk mendoj se Chelsea është një ekip që mund të blejë një futbollist 31-vjeçar”, përfundoi Gattuso.

Komento: