
Gatuso merr drejtimin e skuadrës së Valencias.
Genaro Gattuso e ka marrë drejtimin e skuadrës së Valencias.
Siç raporton Fabrizio Romano, lojtari ka mbërritur në qytetin spanjoll për ta finalizuar marrëveshjen me “lakuriqët” që ai të jetë “timonieri” i ri i skuadrës.
Zyrtarizimi i italianit në krye të ish-kampionëve spanjollë do të bëhet në orët në vazhdim.
Gattuso tashmë e ka një përvojë të konsiderueshme si menaxher, pasi më herët drejtoi skuadra si Milani e Napoli.
Më poshtë gjeni momentin e mbërritjes së Gattusos në Valencia.