Gattuso mund të shkarkohet sot

08:41 | 27 December 2018

Gjiganti italian Milan po e konsideron të ardhmen e trajnerit Gennaro Gattuso, pas pesë ndeshjeve pa asnjë fitore.

Rossonerët dje u mbajtën në një barazim 0-0 nga Frosinone, pas së cilës Gattuso mori përgjegjësinë për rezultatin, përcjell ORAinfo.

Sipas Vito Angelè nga Spazio Milan, bordi i klubit po konsideron të ardhmen e ish-mesfushorit dhe mund të takohet sa më shpejt që sot.

Gattuso mund të pushohet nga puna pas rezultateve negative, edhe pse ka ende ndeshjen e së shtunës kundër Spal që do të vijë përpara pushimit ndërkombëtar.

Diavolo nuk ka fituar në pesë ndeshje në të gjitha garat, një gjë që i kishte parë ata të eliminuar nga Europa League. /ORAinfo/

Komento: