Gattuso pas fitores ndaj Napolit e qon në ‘qiell’ Piatekun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso pas fitores ndaj Napolit e qon në ‘qiell’ Piatekun

08:21 | 30 Janar 2019

Trajneri i Milanit Rino Gattuso a folur për Rai Sport pas ndeshjes Milan-Napoli, ku rosnonerët arritën të fitojnë me rezultat 2:0.

Të dy golat u shënuan nga sulmuesi i ri i Milanit, Piatek.

“Unë dua të komplimentoj lojtarët e mi, me të vërtetë kemi vënë një performancë të shkëlqyer kundër një skuadre shumë të mirë. Paqueta na dha shumë kualitet në mesfushë dhe Castillejo shtoi shumë shpejtësi përpara”, tha Gatusso, përcjell ORAinfo.

Ai ka folur edhe për sulmuesin e ri të tyre Piatek të cilin e ka quar në ‘qiell’ me lëvdata.
“Piatek? Golai i dytë ishte i pabesueshëm. Ai është një sulmues i mrekullueshëm dhe ne jemi të lumtur ta kemi atë në anën tonë që është e sigurt. Të gjithë e bënë mirë sot, por Piatek ishte një krijues i dallimeve”, pohoi ai.

Gattuso ka thënë Milani ka shumë cilësi duke paraljmëruar skuadrat tjera se nuk do ta kenë lehtë me skuadrën e tij.
“Milani? Ne jemi në gjendje të mirë dhe tani kemi më shumë cilësi. Napoli ka shumë talent dhe ne jemi mbrojtur kundër tyre në një mënyrë perfekte. Suso? Ai po vjen nga një dëmtim, kështu që kam dashur të vendosi sonte lojtarë të rinj”, është shprehur Gattuso. /ORAinfo/

Komento: