Leonardo ka thënë se skuadra e Milanit nuk shqetësohet për situatën e trajnerit Gennaro Gattuso
Drejtori sportiv i Milanos, Leonardo nuk ka treguar interes të flas për diskutimet e Gennaro Gattuso, edhe pse ka thënë se skuadra asnjëherë nuk mendoi të zëvendësonte ish mesfushorin e skuadrës.
Ai ishte i befasuar nga pyetjet pas humbjes ndaj Sampdorias, po ka thënë lumturia e Gattuso është prioriteti i skuadrës.
“Gattuso ka një kontratë me Milanon. Ne kurrë nuk e kemi diskutuar atë” ka thënë Leonardo.
“E ardhmja e tij nuk është prioritet dhe jam i surprizuar që reporterët e pyetën atë për të ardhmen. Ai e kishte këtë punë para se ne të vinim, por kurrë nuk konsideruam zëvendësimin e tij” ka thënë tutje ai.
Milan ka bërë një hap fals në garën për top katërshen e Serie A me humbjen ndaj Sampdorias, e cila erdhi si pasojë e një gabimi trashanik të Donnarumma.