Gattuso po largohet nga Milano?

23:56 | 27 Maj 2019

Gennaro Gatusso dhe skuadra e Milanos duket se do t’i ndajnë rrugët e tyre në fund të këtij sezoni.

Skuadra e Milanos pati shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve deri në xhiron e fundit, por një gjë të tillë dështoi ta bënte.

Kjo gjë duket se do t’i kushtojë me punë trajnerit italian, i cili me gjasë nuk do të jetë në stolin e ‘Rosonerëve’ sezonin tjetër.

Gianluca Di Marzio raporton së fundmi se Gattuso nuk do të jetë trajneri i Milanos, përcjell lajmi.

Kjo gjë sipas gazetarit të njohur italian do të konfirmohet brenda 24 orëve të ardhshme.

Nuk ka akoma ndonjë emër për zëvendësuesin e mundshëm të Rinos për stolin e Milanos.

Komento: