Gattuso po “prek” ëndrrën e Champions Legaue, vjen deklarata që i bën për vete rossonerët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso po “prek” ëndrrën e Champions Legaue, vjen deklarata që i bën për vete rossonerët

16:47 | 11 Shkurt 2019

Trajneri i Milanit, Rino Gattuso foli me Sky Sport pas ndeshjes Milan-Cagliari (3-0) .

Timonieri i rossonerëve është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij dhe tregon se cili ka qenë çelësi i suksesit përcjell ORAinfo.

“Ne luajtëm shumë mirë, mund të shënonim edhe disa gola, por jam shumë i lumtur me ndeshjen tonë.

“Në gjysmën e parë të lojës , kam kërkuar që mesfushorët e mi të marrin më shumë kontroll të lojës, të cilën e kemi bërë në pjesën e dytë.

“Ne sulmuam dhe u mbrojtëm në mënyrë solide, ky është çelësi i suksesit, duhet të vazhdojmë të punojmë shumë nuk mund të mendojmë në mënyrë individuale .

“Duam të vazhdojmë të punojmë mirë për ta siguruar një vend në Champions League”, ka thënë Gattuso./ORAinfo/

Komento: