Gattuso vjen me një deklaratë të papritur për Piatek, si do të reagojë ai? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso vjen me një deklaratë të papritur për Piatek, si do të reagojë ai?

23:35 | 28 Janar 2019

Gennaro Gattuso ka befasuar me deklaratën e fundit për lojtarin, Krzysztof Piatek.

Ai i ka bërë atij një kompliment, duke e krahasuar me një nga legjendat e sulmit të Milan.

Sulmuesin polak, trajneri italian e ka krahasuar me ish sulmuesin e Milan, John Dahl Tomasson.

Tomasson shënoi 35 gola për Milan gjatë viteve 2002 – 2005, kur edhe fitoi Ligën e Kampionëve.

Lojtari shquhej për karakterin luftarak dhe Gattuso këtë e sheh edhe tek Piatek, i cili së fundmi u transferua nga Genoa.

“Piatek ma kujton mua Tomassonin. Ai ka disa karakteristika të njëjta” ka thënë Gattuso para ndeshjes me Napoli.

“Jon kurrë nuk ndalej në stërvitje dhe na jepte ndihmë të madhe” ishin fjalët e “rinos” ndër të tjera.

Mbetet të shihet nëse Piatek do të arrijë të lë gjurmët e tij në ndeshjen çerekfinale kundër Napolit.

Komento: