Gattuso vjen me një deklaratë të papritur për Piatekun

09:30 | 17 February 2019

Krzysztof Piatek i dha Milanit fitoren e fundit, e këtë gjë e ka komentuar Gennaro Gattuso.

Milan shënoi mbrëmë fitore shumë të rëndësishme kundër Atalantas, me rezultatin 1:3, ku dy herë realizoi sulmuesi polak.

Ai ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje dhe sigurisht se kjo nuk mund t’i ketë ikur trajnerit të ‘rossonerëve’.

“Në shtatë apo tetë muaj të gjithë janë mësuar me këto gola” ka thënë Gattuso për ‘Sky Sport Italia’.

“Piatek është një lojtar që jeton për të shënuar gola. Ai po bën mirë edhe me lëvizjet, dhe ka aftësi teknike shumë të mira” ka thënë tutje ‘Rino’.
“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadër” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Milan.

Kujtojmë se Piatek shënoi edhe njo ‘dopio’ muajin e kaluar, në Kupën e Italisë, kundër një kundërshtari si Napoli.

Komento: