Gattuso zbulon formacionin kundër SPAL, ka një problem! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso zbulon formacionin kundër SPAL, ka një problem!

14:58 | 25 Maj 2019

Milan do të përballet me SPAL nesër në mbrëmje në xhiron e fundit të Serie A.

Rossonerët në këtë përballje do të synojnë vetëm fitore, ndërsa presin një gabim të Interit ose Atalantas për të festuar vendin e katër që e dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Gennaro Gattuso po shqyrton mundësitë e tij për formacionin e Milanit dhe është pak a shumë i vendosur për atë se kush do të luajë në Ferrara, me përjashtim të lojtarit të djathtë.

Ignazio Abate ka të bëjë me disa probleme fizike dhe mund të zëvendësohet nga Andrea Conti në formacion.

Këtu është formaiconi i Milanit për ndeshjen kundër SPAL. /ORAinfo/

Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate / Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

Komento: