Gattuso zbulon pse Piatek është më i mirë se Higuain – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gattuso zbulon pse Piatek është më i mirë se Higuain

08:42 | 04 Shkurt 2019

Trajneri i Milanit Rino Gattuso k ka folur pas barazimit kundër Romës me rezultat 1:1.

Ai ka folur për cilësit e sulmuesit të ri të rosonerëve, Piatek.

“Piątek? E pra ai i bën mbrojtësit të dridhen dhe ai shënoi përsëri sonte për ne”, tha ai, përcjell ORAinfo.
Ai foli edhe për cilësitë e Piatek dhe Higuain.

“Piatek vs Higuain? Mirëpo Piatek është i shpejtë dhe i fortë pasi mbrojtësit gjithmonë duhet të kthehen prapa kur ai është në fushë, i cili hap hapësirë për lojtarët e tjerë. Ai me të vërtetë ndihmon ekipin me lëvizjet e tij, pasi sonte nuk mund të përfitonim nga këto hapësira të hapura.”, tha Gattuso.

Ai gjithashtu foli për një rast diskutabil për Milanin, ku në zonën e penalltisë pati një shtyrje për Suson.
“Penaltia? E pra është ajo që është. Gjyqtarët vendosën se nuk ishte një dënim kështu që unë nuk mund të shtoj shumë për këtë” përfundoi Gattuso. /ORAinfo/

Komento: