Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuson, ka një dëshirë për të ardhmen e Higuainit.
Ai dëshiron që sulmuesi të mbetet në ‘San Siro’.
31 vjeçari argjentinas po kalon sezonin e parë te Milan pas huazimit nga Juventus verën e kaluar, por është pjesë e spekulimeve të forta këtë afat kalimtar për një kalim te Chelsea në Premierligë.
Një largim i tij nuk do të mirëpritej nga Gattuso, që shpreson në qëndrimin e tij.
“Nëse Higuain nuk do të stërvitej ashtu siç më pëlqen mua, unë s’do ta merrja vendimin ta përdorja në ndeshjen ndaj Samdoria”, ka deklaruar Gattuso.
“Ai po stërvitet me profesionalizëm të madh. Shpresoj se ai të qëndrojë sa më shumë që është e mundur, por nëse nuk ndodh mbetet të shihet”.