Gatusso në hall, i përfundon sezoni yllit të skuadrës

20:42 | 15 Dhjetor 2019

Napoli, në ndeshjen kundër Parmës ka marrë një lajm të keqq pasi i është lënduar lojtari më i mirë i skuadrës.

Mbrojtësi, Kalidou Koulibaly u hoq nga ndeshja kundër Parma pasi ishte protagonist për pranimin e golit të hapjes në fazat e para të humbjes. Pas golit, Koulibaly u nxor jashtë, duke u ankuar për një dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë,përcjell ORAinfo.

Futbollisti senegalez do të analizohet në ditët në vijim, Koulibaly do të mbështesë provime rutinore mjekësore për të kontrolluar shkallën e dëmtimit dhe të njohë kohët e rimëkëmbjes, por me shumë gjasë 2019-ta e tij përfundon këtu./ORAinfo/

Komento: