Gaurdiola konfirmon dy mungesa në ndeshjen ndaj Norwich

16:30 | 11 Shkurt 2022

Dy mungesa për ndeshjen ndaj Norwich

Pep Guardiola ka konfirmuar se skuadra e tij do të jetë me disa mungesa për ndeshjen ndaj Norwich.

Trajneri i Manchester City është paraqitur sot në konferencë për shtyp, duke dhënë të rejat e skuadrës para kësaj ndeshje, si dhe përgjigjur për shumë pyetje të gazetarëve.

Mes të tjerash, tekniku spanjoll ka treguar se skuadra do të jetë me dy mungesa në ndeshjen e radhës, përcjell lajmi.net.

Gabriel Jesus dhe Cole Palmer do t’i mungojnë Cityt në këtë ndeshje.

Asnjëri nga dy lojtarët nuk është se kanë qenë pjesë e formacionit startues këtë sezon te Man City.

Gjithsesi, Jesus shpeshherë ka gjetur minutat e tij dhe ka qenë produktiv në ato pak hapësira që i janë besuar.

City synon fitoren e radhës, për të mbajtur distancën me skuadrën e Liverpool.

Komento: