Pablo Martin Paez Gavira, i njohur vetëm si Gavi, raportohet se ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.
Fabrizio Romano ka njoftuar për konfirmimin e rinovimit të kontratës.
Sipas tij, kontrata e re e 18-vjeçarit është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës për mesfushorin spanjoll, por nuk është zbuluar ende se sa do të jetë rritja.
Gjithashtu, në kontratë është vendosur klauzola e largimit prej 1 miliard eurosh.
Zyrtarizimi nga FC Barcelona pritet që të bëhet së shpejti