Gaxheri ia kthen Shpend Ahmetit: Mos u krekos

09:14 | 19 Nëntor 2020

Besa Gaxheri – Shpend Ahmetit: Mos u krekos

se ke bërë shkollë jashtë vendit.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar edhe një herë ndaj kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook.

Gaxherri i ka thënë Ahmetit se të mundohesh të bësh leksion me një gabim teknik duke deklaruar të pavërteta se gjoja Kosova ka buxhet një miliard që rrinë e nuk shfrytëzohen është injorancë.

Ajo thotë se e njejta gjë është referencë populiste që i sjell lajthitje popullit dhe dëmton vendin me qëllim.

“Kur kam hartuar unë buxhet e i kam mësuar terminologjitë ekonomike, deficid e suficid, Shpendi për të cilin kam respekt si person nuk e di ku ka qenë. Ai mund të krekoset se ka bërë shkolla jashtë vendit por qeverisja e tij ka treguar se është ekonomist i suficideve sepse ka më shumë fjalë se punë, prandaj i mbesin paratë pa i shpenzuar”, ka shkruar Gaxherri.

Ky reagim i saj vjen pas një përplasjes që kanë pasur mbrëmë Ahmeti me Gaxherrin.

“Le ta këqyrë buxhetin e vet që është gjithherë në deficit”, ishte deklarata e Gaxherrit, që pastaj mori reagimin e Shpend Ahmetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook iu është kundërpërgjigjur Gaxherrit.

Ai ka thënë se nuk e ka hallin që e kritikojnë, teksa thotë se Gaxherri e ka ngatërruar deficitin me suficit. Ndërsa në fund thotë se ai s’do ta sulmojë LDK-në e as me rrëzu qeverinë, sepse nuk e ka atë fuqi.

“Nuk e kam hallin që më kritikojnë e e marrin diskutimin për ekonominë si sulm ndaj partisë e qeverisë. E kam hallin që Znj. Gaxherri për të cilën kam respekt si person, thotë që komuna ka deficit 90 përqind. Dmth kena shpenzu më shumë se që kena pas të hyra. Mendoj se ka dasht me thënë suficit. Dallim i madh”, tha Ahmeti.

Komento: