Gaxherri flet për raportet aktuale të Kosovës me Amerikën

23:08 | 19 Shkurt 2020

Besa Gaxherri ka folur për raportet e Kosovës me Amerikën.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri sonte në DPD ka thënë se as kryeministri Albin Kurti e asnjë lider tjetër nuk mund ta prishë Kosovën me SHBA-në.

‘’Nuk ka lider që mund të hyjë mes Amerikës dhe popullit shqiptar, qoftë ai edhe kryeministri aktual. LDK nuk e lejon këtë, ne kemi një rrugë te nisur nga presidenti Rugova, që të jemi gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ashtu do të jetë përgjithmonë. Nuk mundet në asnjë mënyrë, e sidomos jo aty ku është LDK-ja, qe këto raporte të cenohen.’’

‘’Nuk ka lider që mund ta bëj ketë.’’

Komento: