Gazdis dhe Leonardo me preferenca të ndryshme për trajnerin e ri të Milanit

08:45 | 11 Maj 2019

Milan aktualisht është në listën e ngushtë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Gennaro Gattuso si trajner i klubit.

Kjo, pasi klubi duket afër humbjes së Ligës së Kampionëve edhe një herë – me Atalantën aktualisht në pole për të marrë vendin e katërt që i siguron një vend në garën më të madhe të klubit në Evrop.

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta italiane Tuttosport, të dy Ivan Gazidis, CEO i Milanit dhe Leonardo, drejtori sportiv i klubit, kanë preferenca të ndryshme kur bëhet fjalë se kush duhet të zëvendësojë Gattuso në krye të klubit.

Gazidis do të preferonte një profil ndërkombëtar si Unai Emery ose Mauricio Pochettino ndërkohë që Leonardo duket të jetë i vendosur në Serie A, ish trajnerin e Romës Eusebio Di Francesco. /ORAinfo/

Komento: