Gazdis po dëshiron ta largojë Leonardon nga Milani

08:44 | 17 Maj 2019

Leonardo mund të largohet nga Milan pas vetëm një viti në klub.

Ivan Gazidis, në fakt, po planifikon një tjetër revolucion në klub.

Sipas Tuttosport, ish drejtori i Arsenalit dëshiron të shkarkojë Leonardon për shkak të marrëdhënieve të tij të këqija personale me Gennaro Gattuso dhe Carolina Morace, përcjell ORAinfo.

Cilësitë teknike të Leonardos nuk janë marrë në pyetje nga Gazidis, por marrëdhëniet e tij të këqija personale me një pjesë të stafit janë bindëse për Gazidisin që të ndahet me Brazilianin.

Milan në verë pritet që të bëjë një revolucion në largime nga klubi të cilat pritet të pasohen me ardhje të reja. /ORAinfo/

Komento: