Gazdis ‘thur elozhe’ në largimin e Gattusos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gazdis ‘thur elozhe’ në largimin e Gattusos

12:08 | 29 Maj 2019

Kryeshefi Ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka lavdëruar trajnerin në largim Gennaro Gattuso dhe e ka quajtur atë një ‘njeri të jashtëzakonshëm’.

54-vjeçari shprehu këto pikëpamje në lidhje me legjendën e klubit duke folur për Gazzetta dello Sport në një intervistë të detajuar, përcjell ORAinfo.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë,” tha Gazidis.

“Ai është një njeri i jashtëzakonshëm i cili solli përgjegjësi të plotë për sezonin në supet e tij, ndoshta pak a shumë. Por Rino (Gattuso) do të mbetet një mik i klubit përgjithmonë. Nuk e njihja më parë, por tani kam respekt të madh për të”, ka thënë ai.

Gattuso u largua nga posti menaxherial në Milan pasi Rossonerët nuk arritën të çimentojnë kualifikimin e Ligës së Kampioneve pas përfundimit në vendin e pestë në tabelën e ligës, një pikë prapa Interit në vendin e katërt. /ORAinfo/

Komento: