Gazeta ‘AS’ zbulon transferin e madh të Real Madridit

14:44 | 16 March 2019

Julian Brandt është ndër lojtarët me të kërkuar në Evropë.

Sipas AS, skuadra e Real Madridit është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me sulmuesin Julian Brandt.

Nëse klubi Bayer Leverkusen nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, atëherë Real Madrid do t’i bëjë një ofertë 22 vjeçarit, shkruan Goal.

Futbollisti Brandt do të jetë në dispozicion me një kusht lirimi prej 25 milionë eurosh.

Komento: