Llogaritja për kthimin Zlatan Ibrahimoviç në AC Milan tani ka filluar.
Sipas lajmeve të fundit të mbledhura nga SempreMilan në orët e fundit optimizmi në Via Aldo Rossi, për suksesin e negociatave, është rritur nga të gjitha proporcionet,përcjell ORAinfo.
Aq më tepër që Milani do të dëshironte të njoftonte nënshkrimin e tij të Dielën, me rastin e ndeshjes, Milan-Sassuolo.
Atë ditë, para kaq shumë legjendave të mëparshme që bënë histori, Milani do të festojë 120 vjet nga themelimi i klubit. Nuk ka mundësi më të mirë për të njoftuar rikthimin e Zlatan Ibrahimovic./ORAinfo/