Lazio po shpreh interesim për dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës.
Prestigjiozja italiane, ‘Gazzetta dello Sport’, shkruan se Lazio janë të interesuar për të transferuar dy yjet e Dardanëve, transmeton lajmi.
Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda janë lojtarët që kanë zgjuar interesimin e romakëve.
Muriqi kaloi te Fenerbahce gjatë vitit kaluar dhe ka arritur të shënojë 13 gola në 25 ndeshje, para se koronavirusi të suspendonte futbollin.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, vlera e Muriqit është 20 milionë euro, dhe Lazio do të ketë konkurrencë për lojtarin.
Tutje, thuhet se Igli Tare do të shkojë për Mërgim Vojvodën, nëse Marusic vendos të kalojë te PSG.
Vojvova ka katër asistime në 30 ndeshje me Standard këtë sezon, dhe mund të transferohet për 7 milionë euro.