Gazeta e njohur italiane Tuttosport, e cila ka bazë në Torino emëroi sot Gennaro Gattuso si trashëgimtar i Massimiliano Allegrit, por jo në kuptimin që ai do të zëvendësojë trajnerin në Juventus, por në aspektin e numrit të ndeshjeve të trajnuar në Milan, përcjell ORAinfo.
Të dielën e kaluar kundër Romës, Gattuso udhëhoqi ndeshjen e tij të 65 si trajner të Milanit, duke kapërcyer Montellën (64). Kështu, Gattuso u bë menaxher me më së shumti ndeshje në epokën pas Allegrit, duke lënë pas Inzaghi (40), Mihajlovic (38), Seedorf (22) dhe Brocchi (7).
Në fund të sezonit, Gattuso mund të arrijë në 83, duke arritur në Cesare Maldini në pozitën e gjashtëmbëdhjetë në renditjen e të gjitha kohërave të trajnerëve më të gjatë të Milanit. Në 2019/20 ai madje mund të kalojë Alberto Zaccheroni (125) dhe të hyjë në top 10. /ORAinfo/