Është ndër emrat me të përfolur në mërkaton e verës.
Kylian Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve që e lidhin me gjigantët e La Ligës, dhe ka folur më herët për një lëvizje të mundshme në ‘Santiago Bernabeu’ dhe la të kuptohet se mund të ishte gati për një “projekt të ri”.
Megjithatë, sulmuesi nuk pati kohë të merrej me këto spekulime pasi në fitoren 4-0 mbrëmë shënoi golin e 100-të si profesionist, transmeton lajmi.
“Tani nuk është koha për të folur për Real Madridin”, u tha Mbappe gazetarëve pas ndeshjes.
“Ju gjithmonë më pyetni të njëjtën gjë, por nuk është koha”.
Franca është në grupin e njëjtë me Shqipërinë dhe pas humbjes shokuese nga Turqia, dje u rikthyen te fitorja ndaj Andorrës.