Gazetarët e pyesin ku do të luaj sezonin e ardhshmë, Silva i shokon me përgjigjën

23:55 | 31 Korrik 2019

Andre Silva pritet të largohet nga Milan gjatë kësaj vere.

Pasi dështoi transferimi i tij në Monako, agjenti i tij, Jorge Mendes është duke punuar shumë për të gjetur një klub të ri për Andre Silva.

Gjatë ditës Silva u kthye në Milano. Ai ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur se ku do të jetë e ardhmja e tij Silva ka befasuar me përgjigje.

“Askush nuk e di se ku do të luaj”, ka thënë Silva.

Drejtuesit e Milan po tentojnë ta shesin sulmuesin portugez në mënyrë që të mbledhin fonde për blerjen e lojtarëve të rinj.

Besohet se kuqezinjtë po kërkojnë të marrin 30 milionë euro nga shitja e tij. /ORAinfo/

Komento: