Gazetarët e pyesin për qëndrimin e Kurtit për taksën, Hoti befason me përgjigjen

15:25 | 15 Mars 2020

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se pre që shpejt të bisedojnë me Albin Kurtin dhe të kuptohen që të gjejnë zgjidhje për taksën.

Hoti pa u deklaruar shumë rreth kësaj çështje, ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e LDK-së, duke thënë se taksa duhet të hiqet pa kushtëzime, duke u shprehur i bindur që së bashku me partnerin qeverisës do të gjejnë zgjidhje.

“Jam i i bindur që do gjejmë një zgjidhje për këtë çështje , shpresojmë që së shpejti do të gjejmë një zgjidhje, taksa duhet të hiqet”, ka thënë Hoti në konferencën për media në Qeveri, ku u njoftuan për disa masa shtesë pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë. /ORAinfo/

Komento: