Gazetarët e RTK-së kundërshtojnë emërimin e redaktorit të ri, reagon Sindikata

17:42 | 10 August 2019

Disa gazetarë të televizionit publik të Kosovës kanë kundërshtuar emërimine e redaktorit të ri.

Kjo ka nxitur reagimin e Sindikatës.

Sipas disa raportimeve, nëntë gazetarë janë duke kundërshtuar emërimin e Besart Galices si redaktori të lajmeve për të cilin kanë thënë se s’ka pasur diplomë kur është pranuar në punë në RTK.

Ndërsan SPERTK kërkon nga menaxhmenti i RTK-së por edhe kolegët gazetarë që të përdorin forma të tjera të komunikimit për ta zgjidhur çfarëdo problemi të brendshëm.

“Sindikata po ashtu do të kundërshtojë me forma ligjore çdo tendencë për politizim apo propagandë nga kush do që të vij ku dëmtohen interesat e RTK-së dhe kolegëve tanë. Interferimi nga njerëz të politikës në funksionimin e RTK-së përbën shkelje të rendë ligjore pasi Transmetuesi Publik është i pavarur dhe ka ligjin e tij të funksionimit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Kryesia e SPERTK-së

Reagim

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka marrë me shqetësim publikimin e lajmeve për RTK-në sot në disa media. Sindikata kërkon nga menaxhmenti i RTK-së por edhe kolegët gazetarë që të përdorin forma të tjera të komunikimit për ta zgjidhur çfarëdo problemi të brendshëm.

RTK në vazhdimësi ka kultivuar tradita dhe forma të pranueshme të komunikimit dhe të gjitha problemet i ka zgjidhur duke i respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi. SPERTK po ashtu kërkon nga menaxhmenti i RTK-së që sa më parë të bëjë zgjidhje për kolegët tanë gazetarë duke mos lënë vend për interferimin e ndonjë individi i cili mund te ketë agjendë politike në dëm të RTK-së.

SPERTK do ta ndjekë me vëmendje deri sa të gjendet një zgjidhje ligjore për këtë situatë. Sindikata e mbështet cilindo veprim ligjor në RTK dhe po ashtu do ta kundërshtojë cilindo avancim apo veprim nëse ne e vërejmë se nuk janë respektuar rregulloret dhe ligji i RTK-së.

Sindikata po ashtu do të kundërshtojë me forma ligjore çdo tendencë për politizim apo propagandë nga kush do që të vij ku dëmtohen interesat e RTK-së dhe kolegëve tanë. Interferimi nga njerëz të politikës në funksionimin e RTK-së përbën shkelje të rendë ligjore pasi Transmetuesi Publik është i pavarur dhe ka ligjin e tij të funksionimit.

Komento: