Inter është duke menduar ta largojë nga drejtimi i ekipt Luciano Spallettin.
Antonio Conte ka refuzuar të përgjigjet nëse është kandidat për postin e trajnerit në Inter.
Ish selektori i Italisë është i lirë pas largimit nga Chelsea.
Kurse, së fundmi spekulohet se mund të rikthehet në Serie A si zëvendësues i Luciano Spallettit në Inter.
“BeIn Sports” e ka takuar Conten në rrugët e Milanos dhe e ka pyetur nëse do të marrë drejtimin e “Nerazzurrëve”, përcjell lajmi.
“Kontakte? Pa koment”, u shpreh shkurt Conte.